17 Maj 2025

Cunami godet ujëdhesat Solomone

Honiara, 6 shkurt - Një cunami i vogël i ka goditur sot herët në mëngjes Ujëdhesat Solomone, pas një tërmeti të fuqishëm nënujor, me intensitet 8 shkallë në Paqësorin Jugor.

Qendra për Alarm të Cunamit në Paqësor, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se cunami me valë deri në 90 centimetra i ka goditur Solomonet.

Zyrtarët thanë se nga vala e ujit janë dëmtuar shtëpitë dhe pasuritë e tjera, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Alarmi për cunami më vonë është tërhequr për ujëdhesat e tjera të Paqësorit Jugor dhe për Australi e Zelandë të Re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)