02 Maj 2024

Cooper, i dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Bruksel, 1 shkurt - Zyra e shefes së politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton, tashmë ka caktuar Robert Cooper si ndërmjetësin, i cili do të ulet në tryezën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajmi publikohet nga gazeta serbe “Veçernje Novosti” e cili i referohet burimeve diplomatike në Bruksel. Sipas gazetës do të jetë Robert Cooper, bashkëpunëtor i Ashtonit për çështjet ballkanike, i cili njihet fare mirë në Prishtinë.

Për momentin thuhet se ende po shqyrtohet formati i pjesëmarrjes së Washingtonit dhe se në këtë moment opsioni më real është që përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit të përfshihet nëpërmjet dhënies së ekspertizës dhe këshillave ekipit të Prishtinës.

Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Bruksel në mars, ndërsa temat që do të hapen me gjasë do të jenë trafiku ajror, telekomunikacioni, kadastra dhe ndoshta çështja e të zhdukurve.

Nuk përjashtohet që në bisedime të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)