20 Prill 2024

CARE: të ndalet dhuna ndaj grave në Ballkan

Luksemburg, 25 nëntor - Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave më 25 nëntor, organizata CARE në Gjermani dhe Luksemburg ka kërkuar një ndërthurje më të fortë të punës mes shteteve, policive dhe organizatave lokale, për të ulur përmasat e tregtisë së paligjshme me gratë dhe prostitucionin e detyruar.

"Tregtia me gratë është një krim mizor i cili duhet të ndalet dhe të dënohet. Në të gjithë botën shumë gra trajtohen pa respekt, si mall", tha Dr. Anton Markmiller, drejtori i CARE në Gjermani-Luksemburg.

CARE bashkëpunon në Ballkan me organizata lokale, të cilat luftojnë kundër tregtisë me gratë.

"Tregtia me gratë është në Ballkan një biznes fitimprurës, i organizuar nga rrjetet kriminale. Këta kontrabandistë veprojnë në mënyrë profesionale dhe përtej kufijve", thotë Mara Radovanovic nga organizata partnere e CARE në Bosnje-Hercegovinë LARA.

Veçanërisht vajzat e reja nga komuniteti rom bien në duart e kriminelëve. Drejtuesi i CARE në Gjermani-Luksemburg, Markmiller, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që tërhiqen nga Ballkani të lenë prapa të ashtuquajtura "strategji dalëse", për të siguruar edhe në të ardhmen financimin e organizatave humanitare lokale dhe angazhimin e tyre në luftën kundër trafikimit të grave.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)