15 Maj 2025

Burns: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Washington, 2 shkurt - Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nicholas Burns, ish nënsekretar amerikan i Shtetit, aktualisht profesor i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në “Harvard Kennedy School”.

”Mendoj se është pozitive që Kosova dhe Serbia të bisedojnë. Kjo gjithmonë është një gjë e mirë, marrë parasysh historinë tragjike midis dy palëve; është gjithmonë mirë që të përkushtohen për zgjidhje paqësore mbi cilatdo dallime që ekzistojnë mes tyre.

Megjithatë, mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua kjo më duket si hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret.

Mendoj se nëse Serbia dëshiron të ketë të ardhme në Bashkimin Evropian dhe në NATO – dhe Serbia do të duhej ta dojë këtë të ardhme – atëherë ajo duhet ta pajtojë vehten me faktin se Kosova është e pavarur dhe me faktin se çfarëdo dallimi që ekziston midis dy vendeve, duhet të adresohet me mjete paqësore, negociata, kompromise dhe assesi me kërcënime. Ky do të ishte qëndrimi im mbi këtë çështje”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)