29 Mars 2023

Bullgaria përkrah integrimet evropiane të Kosovës

Prishtinë, 15 tetor - Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj në takimet me Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë Nikolai Mladenov ka marrë përkrahje për procesn e integrimeve evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin Mladenov dhe zëvendësit e tij ministri   Beqaj i ka informuar lidhur me aktivitetet e gjithanshme në procesin e integrimit evropian, realizimin e sfidave të paraqitura në raportin e progresit nga viti 2009 dhe kërkesave në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Mladenov ka theksuar nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të dy vendeve për përkrahje në proces integruese, duke i përcjell praktikat e vendit të tij në këto procese.

Me ministrin Mladenov është biseduar edhe lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror në mes të dy vendeve.

Ministri Beqaj është takuar edhe me zëvendës ministrat e MJB të cilët janë drejtpërdrejtë të angazhuar me çështjet europiane.

Ministri Beqaj ka pas edhe takime të ndara me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)