23 Prill 2024

Bullgaria mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE

Sofje, 20 nëntor - Bullgaria mbështet pranimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm bullgar Nikolai Mladenov: "Ne do të donim ta shihnim Ballkanin, të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimor, të gjithë fqinjët tanë, si anëtarë të Bashkimit Evropian.

Pikë." E ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian, theksoi Mladenov në një debat me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiq të organizuar nga Shkolla Ekonomike në Londër.

"Ne nuk mund të bëjmë asgjë më mirë se sa të përqëndrohemi në përpjekjet tona për të fituar luftën kundër krimit të organizuar, të përfundojmë procesin e pajtimit dhe të gjejmë një zgjidhje për Kosovën", tha Jeremiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)