17 Maj 2025

Brukseli synon të gjendet një zgjidhje për Veriun e Kosovës

Brkusel, 5 janar - Në takimin e radhës mes palës kosovare dhe asaj serbe, Brukseli mund të hedhë në tryezë një propozim me të cilin synohet të gjendet një zgjidhje për situatën në pjesën veriore.

Burime të Express shprehen se propozimi është hartuar nga një diplomat evropian dhe në të parashikohet që komunave veriore tu ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë evropianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.

Siç dihet një mekanizëm i tillë është Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Europiane, që është organizata më e madhe e qeverive lokale dhe rajonale në Europë. Mësohet se propozimi nuk tejkalon Pakon e Ahtisaarit, e cila lejon bashkëpunimin direkt të komunave me shumicë serbe me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)