26 Mars 2023

Brukseli arrin marrëveshje me Beogradin

Bruksel, 7 shtator - Bashkimi Evropian duket se ka arritur që në orët e vonshme të së hënës t’i përafrojë qëndrimet në mes të vet vendeve anëtare, lidhur me debatin që do të mbahet rreth Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 9 shtator.

Sipas burimeve nga BE-ja qëndrimi zyrtar evropian nuk dallon shumë nga ai i shprehur me datën 22 korrik, kur Eshton, në emër të 27-shes evropiane, bëri ftesë për nisjen e dilaogut në mes të Prishtinës e Beogradit, ku do të shtjelloheshin çështjet që janë në interes të të dy vendeve e të cilat mund të përmirësojnë jetën e njërëzve në Kosovë dhe Serbi.

“Qëndrimi ynë është fuqishëm i inspiruar nga deklarata e 22 korrikut. Nuk ka dallime thelbësore”, ka deklaruar një zyrtar evropian. 27-shja evropine i ka dhënë mbështejen e fortë përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme Ketrin Eshton që me këtë qëndrim të del para bashkëbiseduesit nga Serbia, Boris Tadiq. Takimi Eshton- Tadiq do mbahet në orët e vona të së martes në selinë e BE-së në Bruksel.

Ndërkohë, mediat serbe njoftojnë sot se është arritur një marreveshje midis Beogradit dhe Brukselit për amandamentimin e rezolutës serbe në AP të OKB.

Bëhet e ditur se Boris Tadiq dhe Katrin Eshton do ta publikojnë arritjen e marrveshjes sonte në takimin e paralajmëruar.

Sipas gazetës “Blic”, nga rezoluta serbe është hequr formulimi se ”secesioni i njëanshëm është mënyrë e papranueshme e zgjidhjes së problemeve” dhe në vend të fomulimit për “bisedime për të gjitha çështjet e hapura”, Prishtina dhe Beogradi ftohen në “bisedime për çështje jetësore”.

Po ashtu, në rezolutë nuk jepet të kuptohet se bëhet fjalë për dy shtete te veçanta, duke qenë se është hequr fjalia “ kthimi drejt ardhmërisë dhe forcimi i perspektivës evropiane të Serbisë dhe të Kosovës”, Po ashtu, kompromisi i përfolur përfshin edhe bisedime nën patronatin e Bashkimit Evropian dhe jo të OKB-së.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)