16 Maj 2024

Britania e Gjermania: Kosova dhe Serbia të eleminojnë tensionet

Londër - Berlin, 8 gusht - Britania dhe Gjermania i kanë tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Kosovës, se i dëmtojnë gjasët e tyre për integrim në Bashkimnin Evropian, nëse lejojnë vazhdimin e tensioneve etnike përgjatë kufirit të tyre.

Ministrat e punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë, William Hague dhe Guido Westerwelle kanë paralajmëruar Beogradin dhe Prishtinën, se rrezikojnë shanset e tyre për t`u afruar pranë BE-së dhe do të humbasin “rastin historik” në qoftë se nuk i eliminojnë tensionet ndëretnike përgjatë kufirit.

Agjencia e lajmeve AFP, transmetoi deklaratën e dy ministrave për situatën në veri të Kosovës.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit dhe të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE”, thanë të dy ministrat, për të shtuar se nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të humbin rastin historik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)