26 Prill 2024

Brammertz: Mlladiç mund të fshihet jashtë Serbisë

Hagë, 16 nëntor - Prokurori i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi foli për herë të parë rreth mundësisë se Ratko Mladiç mund të fshihet jashtë Serbisë.

Prokurori Serge Brammertz i bëri këto komente sot në Beograd para raportit muajin e ardhëshëm në Këshillin e Sigurimit mbi bashkëpunimin e Serbisë në ndjekjen e të akuzuarëve për krime lufte. Bashkimi Evropian e ka bërë bashkëpunimin e Beogradit kusht kryesor për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Zoti Brammertz u tha gazetarëve se këtë vit ai i kishte kërkuar Serbiasë të vinte në dispozicion më shumë burime për gjetjen e të akuzuarëve për krime dhe të përqëndrohej në rrjetin e atyre që e ndihmojnë Rakto Mladiçin. Ai tha se është e qartë se Mlladiç ndihmohet nga persona të tjerë.

Komandanti i forcave serbe në Bosnje gjatë kohës së luftës u shpall fajtor për gjenocidin në masakrën e vitit 1995 ku u vranë 8 mijë burra e djem mysliman në Srebrenicë, dhe për rrethimin e Sarajevës në vitet 1992-1995.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)