28 Mars 2024

Bosnja dhe Shqipëria ende mangesi për liberalizimin e vizave

Bruksel, 26 prill - Sipas vlerësimit të fundit të Komisionit Evropian, Bosnja dhe Shqipëria kanë përmbushur pjesën më të madhe të kritereve për liberalizimin e vizave, por duke shënuar ende mangësi në disa fusha.

Sipas studimit të Iniciativës Eropiane për Stabilitet, të publikuar sot e të bazuar në raportet e vlerësimit të Komisionit, Bosnja ka plotësuar 100% tre nga katër blloqet e udhërrëfyesit për vizat, ndërsa Shqipëria vetëm një prej tyre.

Të dyja vendet shënojnë ngecje në bllokun e tretë, atë që flet për sigurinë dhe rendin publik. Në një tentativë për ti paraqitur sa më pozitivisht, ESI nxjerr Shqipërinë dhe Bosnjën, në prill të vitit 2010, më lart se Serbinë dhe Malin e Zi në maj të vitit 2009, kur këtyre dy vendeve iu ofrua rekomandim pozitiv me kusht përmbushjen e kritereve të mbetura.

Por edhe pas 12 muajsh kohë shtesë, performanca e Shqipërisë dhe Bosnjës mbetet ende më e ulët se ajo e Maqedonisë një vit më parë. Meqenëse Bosnja vlerësohet të jetë një pozicion më të favorshëm, ESI propozon që Komisioni të mos i vërë kushte të tjera këtij vendi, por jo Shqipërisë.

Pas rekomandimit të Komisionit në fillim të Qershorit, përllogaritet që Parlamenti Evropian të votojë në shtator. Pas tij, në varësi të nivelit të përmbushjes të kritereve që mbeten pa u plotësuar, ministrat e brendshëm të BE-së votojnë në mbledhjet e tyre në skenarin më të mirë në tetor, përndryshe në nëntor ose në dhjetor.

Pas heqjes se vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2011, Kosova do të jetë shteti i vetëm në rajon që do të mbetet i izoluar, pasi me këtë vend as nuk ka nisur dhe as nuk dihet se kur do të nisë procesi i liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)