23 Prill 2024

Borko Stefanoviq, shef i delegacionit serb në bisedime

Beograd, 30 nëntor -  Serbia ka miratuar strategjinë e bisedimeve me Kosovën dhe ka vendosur për emrat që do të drejtojnë delegacionin serb.

Strategjia është miratuar në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë dhe për atë janë informuar vetëm ministrat.

 Sa për drejtuesit e delegacionit ata do të jenë personalitete politike, por jo ministra apo sekretarë shtetërorë në qeveri, raportojnë mediat serbe.

Ekipin “negociator” do ta kryesojë drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Borko Stefanoviq, shkruan sot gazeta “Politika”.

“Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanoviq do të drejtojë ekipin serb. Zëvendës i tij do të jetë Vllada Joviçiç, këshilltar i ministrit për Kosovën”, shkruan gazeta serbe Politika.

Edhe anëtarët e tjere te delegacionit do të jenë ekspertë që do të ndërrohen në varësi të temës së diskutimit.

Mediat serbe, të cilat thuajse të gjitha e trajtojnë këtë temë, shkruajnë se të pagjeturit, telekomunikacioni, energjia, tregtia do të jenë disa nga temat e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)