05 Maj 2024

Borislav Stefanoviç së shpejti në Prishtinë

Beograd, 4 maj - Shefi i ekipit serb për dialogun me Kosovën, Borislav Stefanoviç ka thënë se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve, për t`u takuar me ndonjërin nga bashkëbiseduesit shqiptarë të Brukselit.

Në një intervistë për gazetën Danas, Stefanoviç ka thënë se “zgjidhja e Brukselit nuk do të jetë sipas parimit “merre ose lëre”, por propozimi për bisedime. Sipas tij, problem te kjo temë është përplasja e dy koncepteve të ndryshme.

Stefanoviç ka thënë se, kjo situatë konfirmon se sa vështirë bëhet ndarja në çështje teknike dhe politike. Sipas tij, në raundin e katër të dialogut duhet të përmbyllen bisedimet për temat në të cilat ka pasur përafrim më të madh të qëndrimeve të dy palëve, e këto janë librat e amzës dhe ato të kadastrës.

Ndërsa temat më problematike tani për tani janë vulat doganore dhe energjia elektrike.

Ndërkohë dialogu ndërmjet ekipit të Kosovës dhe atij Serbisë duhet të vazhdojë nga mesi i majit dhe ka gjasa të zgjasë dy ditë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)