25 Prill 2024

Biserko: Serbia do ta njohë Kosovën

Beograd, 21 nëntor - Serbia përfundimisht duhet të përcaktohet përsa i përket statusit të Kosovës, për vetë faktin se shteti serb po kërkon integrim në Evropë.

Ndarja e Kosovës nga Serbia ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për të dyja vendet por, në të njëjtën kohë ka zgjidhur problemet madhore të shqiptarëve thotë në një intervistë të posacme për Top Channel, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.  
 
Para politikes, dhe duke i vënë në rend të parë interesat e qytetarëve Biserko kërkon afrimin e popujve. Ndërkohë sa i përket mospajtimeve politike kjo do të zgjidhet në rrugën e përbashkët të integrimit të të dyja vendeve.
  
“Kjo çështje pashmangshmërisht vjen në rend të ditës pavarësisht çfarë marrëdhëniesh ka qeveria aktuale ndaj Kosovës. Kjo është një pyetje e cila vetvetiu do të vihet në pah. Pasi siç dihet BE-ja nuk pranon për anëtar ato shtete të cilat kanë debate territoriale ose nuk i kanë të rregulluara marrëdhëniet reciproke. Kusht për anëtarësim në BE është bashkëpunimi rajonal dhe kjo do të jetë një kriter shumë i rëndësishëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE”, tha Biserko.
 
Sipas Biserkos, çështja e statusit të Kosovës  ka mbetur një pikë e nxehtë në Beograd dhe Prishtinë por, me kalimin e kohës kjo çështje po shkon drejt zbutjes. 

“Duke patur parasysh rolin e Serbisë në Ballkan sidomos atë të destabilizimit të dekadave të fundit, është e rëndësishme që kjo të eliminohet me vetë procesin e kandidimit të Serbisë në BE dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, gjë që mendoj që të gjitha shtetet në Ballkan e meritojnë", tha Biserko.

Ndërkohë, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryetarja e Helsinkut në Serbi thekson se, dialogu duhet të përfshinte temat që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve siç janë: të zhdukurit e luftës, çështjet ekonomike pasi të dyja vendet po humbin mjaft me mosfunksionimin e doganave.  Duke e cilësuar diskriminuese izolimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave Biserko deklaron se, Kosova ka mbetur e izoluar padrejtësisht në raport me vendet e tjera të rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)