Bisedimet Kosovë - Serbi nisin në nëntor

Kryenegociatorja e Kosovçs Edita Tahiri ka thënë se pala serbe do të dorëzohet para presionit të BE-së për të rinisur dialogun për energjinë, telekomin dhe bashkëpunimin rajonal.
Me gjithë kërkesat e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk pritet që këtë muaj të rifillojnë dialogun teknik për çështjet e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ky paralajmërim vjen nga Shefja e Ekipit Negociator, Edita Tahiri, e cila ka thënë se kjo çështje varet nga presioni diplomatik i Brukselit.
Mendoj, ndoshta fillimi i nëntorit mund të jetë një kohë e përshtatshme për vazhdimin e raundit të radhës, tha Zëvendëskryeministrja Tahiri.