05 Maj 2024

Bin Laden së paku dy herë ka qëndruar në Ballkan

Sarajevë, 3 maj - Ideologu i vrarë i islamit radikal Osama bin Laden gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, së paku dy herë ka qëndruar në Ballkan, ndërsa dy vizitat e dokumentuara kanë ndodhur në vitin 1994 kur i vizitoi Sarajevën dhe Tiranën, shkruan “Nezavisne novine” në numrin e sotëm.

Vizitën e Bin Ladenit dhe takimin e  tij me Alija Izetbegoviqin e zbuloi gazetarja e revistës gjermane Shpigel, e cila para zyrës së njeriut të parë të atëhershëm të pushtetit në Sarajevë e priste për intervistë dhe rastësisht hasi në Bin Ladenin.

Ai, në atë rast, siç shkruan gazeta nga Banja Lluka, i ka dhënë kartelëvizitë dhe i ka thënë se ka ndër mend në Bosnjë të sjellë vullnetarë muslimanë dhe i konfirmoi se ka pasaportë të Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë takimit mes Bin Ladenit dhe Alija Izetbegoviq, gjoja është bërë edhe bërë edhe një fotografi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)