03 Maj 2024

Bildt: Situata në veri, fajin e ka Prishtina

Bruksel, 11 tetor - Dy ditë para vendimit të Komisionit Evropian për të rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit Serbisë edhe vetë brenda Bashkimit Evropian vazhdojnë debatet nëse ka faj Serbia për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në institucionet e BE-së, në Komision dhe në Këshill, dominon qëndrimi se për zhvillimet e dhunshme në këtë pjesë të Kosovës fajin e kanë autoritetet e Prishtinës dhe “veprimet e njëanshme të Prishtinës gjatë verës”, raporton Koha Ditore.

Për këtë shkak Komisioni Evropian edhe në Raportin e progresit për Kosovën dhe në Pakon e zgjerimit që do të miratohet të martën, do të shprehë keqardhje për zhvillimet në veri të Kosovës me fjalët “zhvillimet e korrikut në Kosovën veriore janë çështje për shqetësim të madh”.

Privatisht shumë diplomatë të vendeve anëtare për situatën fajtor kryesor e konsiderojnë qeverinë e Kosovës dhe ato i quajnë “veprime të pamatura unilaterale”.

Por, Gjermania dhe disa shtete të tjera duan që Beogradi, nëse vërtet thotë se “nuk ka gisht në dhunën në veri”, të heqë dorë publikisht nga strukturat paralele atje dhe të mundësojë shpërbërjen e tyre.

Por disa shtete të tjera mendojnë ndryshe nga Gjermania. Ai që ka mbrojtur Beogradin dhe ka hedhur kritika ndaj Prishtinës ka qenë ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. Ai ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg ku është pyetur se “a do të jetë Kosova pengesë e Serbisë që t`i jepet statusi i kandidatit” dhe është përgjigjur me një “Jo” të prerë.

Në insistimin e gazetarit gjerman se “si mund t`i jepet statusi i kandidatit shtetit serb i cili është përgjegjës për dhunën në veri të Kosovës”, ministri suedez është përgjigjur se “Beogradi nuk ka lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës, sepse ndikimi i Beogradit atje është shumë i vogël. Përgjegjësinë e ka qeveria në Prishtinë, e cila nuk ka bërë sa duhet për t`i afruar qytetarët në veri të Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)