28 Mars 2024

Biden akuzon Rusinë për “gjenocid” në Ukrainë

Washington, 13 prill -  Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “gjenocid” në Ukrainë në lidhje me abuzimet e supozuara nga ushtarët rusë gjatë fushatës së tyre në vendin fqinj.

I pyetur pse e përdori fjalën gjenocid, Biden u tha gazetarëve se “është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë e të qenit ukrainas”.

“Provat po shtohen. Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar. Rusët po bëjnë gjëra të tmerrshme në Ukrainë”, shtoi Biden.

Ai ka thënë se avokatët mund të vendosin nëse veprimet e palës ruse konsiderohen gjenocid, “mirëpo ashtu me duket mua”.

Komentet e Bidenit kanë ardhur teksa mediat amerikane kanë raportuar se Pentagoni do të zhvillojë një takim me prodhueset më të mëdha të armëve në Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar mundësitë e kësaj industrie që të mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarët pritet të diskutojnë propozimet për të rritur prodhimin aktual dhe që të zhvillojnë sisteme të reja, të cilat janë kyçe për t’i ndihmuar Ukrainës, është thënë në raportimet e mediave amerikane.

Në takim pritet të jenë tetë kompanitë më të mëdha për prodhim të armëve, përfshirë, General Dynamics, Raytheon dhe Lockheed Martin.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi fjalët e Biden si ”fjalë të vërteta nga një udhëheqës i vërtetë”.

”Jemi mirënjohës për ndihmën amerikane të ofruar deri më tani dhe ne kemi nevojë urgjente për armë më të rënda për të parandaluar mizoritë e mëtejshme ruse”, theksoi Zelensky. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)