25 Prill 2024

Beogradi shpreson për kompromis në dialogun me Prishtinën

Beograd, 29 nëntor - Beogradi shpreson se bisedimet e ardhshme me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja do të rezultojnë me kompromis, deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.

"Ne sinqerisht shpresojmë për kompromis, dhe se konflikti të mos thellohet më tej", i tha Jeremiç gazetës "Blic".

Ai ka insistuar se bisedimet gjithashtu duhet të fokusohen në statusin e Kosovës, gjë të cilën Prishtina gjithmonë ka refuzuar.

"Rrënjët e shumë problemeve që do të përpiqemi t'i zgjidhim qëndrojnë në faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta mbi statusin e Kosovës", ka thënë Jeremiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)