28 Mars 2024

BE: Stop drogës nga Ballkani

Bruksel, 5 qershor - Bashkimi Evropian synon të paralizojë tregtinë ndërkombëtare të drogës, veçanërisht rrugët kryesore të futjes së drogës në Evropë.

Gjermania do të kujdeset kryesisht për të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit” dhe do të luftojë trafikun e heroinës nga Afganistani.

Franca ka marrë përsipër të angazhohet për kapjen e kokainës në jug, sidomos në Afrikën Perëndimore.

“Pakti kundër tregtisë ndërkombëtare të drogës, parashikon krijimin e grupeve të përziera të hetimit me punonjës nga dhjetë shtete” bëri të ditur, ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere pas konferencës së ministrave të Brendshëm të BE-së të zhvilluar në Luksemburg.

Politika e BE-së  do të fokusohet tashmë tek konfiskimi i aseteve të mafias së drogës, pasi kapja e bosëve të drogës është shpesh shumë e vështirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)