02 Maj 2024

BE nuk heq dorë nga EULEX-i

Bruksel, 3 shkurt - Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend që për shkak të kritikave të presidentit serb Boris Tadiç, apo të Dick Martit që të heqë dorë nga misioni i tij në Kosovë.

Burime në Bruksel kanë deklaruar për gazetën Koha Ditore se Këshilli Evropian është i bindur se EULEX-i është mekanizmi, i cili duhet të hetojë akuzat për përfshirjen e ish udhëheqësve të UÇK-së në trafikim organesh, të bëra nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

“EULEX-i ka kapacitetin dhe mundësinë që të hetojë këto akuza. Hetimi tashmë ka filluar, ndërkaq ne e kemi ftuar zotin Marty që të bashkëpunojë me misionin. Edhe kontaktet me zotin Marty kanë filluar”, i kanë thënë gazetës ky burim.

Sipas këtyre burimeve, Këshilli Evropian dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton janë të bindur se EULEX-i ka kapacitet, por në rast nevoje nuk përjashtohet mundësia që të dërgohen edhe më shumë hetues në EULEX.

Fillimisht, presidenti serb Boris Tadiç dhe më vonë edhe raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty kanë shprehur dilemat e tyre rreth mundësisë që ka EULEX-i për të hetuar krimet e pretenduara në raportin e Martyt.

Ndërkaq, zyrtarët e Këshillit Evropian kanë ngurruar që të përgjigjen zyrtarisht rreth dyshimeve që kanë bënë mbi profesionalizmin e EULEX-it, presidenti i Serbisë Boris Tadiç, por edhe vetë raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)