29 Prill 2024

BE mbështet programin e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të TPNJ

Prishtinë, 17 janar - Programi  i  Tribunalit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim ka kënaqësinë të  informojë  se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë punën e tij për njohjen nga afër të Tribunalit prej publikut në ish-Jugosllavi.

Bashkimi  Evropian  ka  dhuruar  një  milion  euro për veprimtaritë e Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim që do të organizohen gjatë viteve 2011 dhe 2012 në rajon nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe Të Drejtat  e  Njeriut.

BE-ja  ka  qenë  mbështetës  prej një kohe të gjatë i Programit  të  Tribunalit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, i cili kryesisht financohet prej kontributeve vullnetare

Me  afrimin  e  përfundimit  të  misionit  të  TPNJ-së,  Programi për Komunikim  dhe Ndërgjegjësim do të bëjë më shumë përpjekje për t’ua bërë më të  njohur  dhe më të kuptueshme punën e Tribunalit, njerëzve të prekur nga konflikti  në  ish-Jugosllavi. 

Kontributi bujar i Bashkimi Evropian do t’i mundësojë  Programit  për  Komunikim  dhe  Ndërgjegjësim  që  ta  mbajë  të angazhuar  publikun  në rajon nëpërmjet një sërë veprimtarish të Programit, duke kontribuuar në këtë mënyrë në debatin publik mbi punën e Tribunalit.

Sekretari i Tribunalit, John Hocking deklaroi “Shpreh kënaqësinë time të  madhe  që Bashkimi Evropian vazhdon t’i japë mbështetjen dhe besimin që meriton Programit për komunikim dhe Ndërgjegjësim. Tani po hyjmë në fazën e fundit  të  mandatit  të  Tribunalit  dhe në këtë fazë rëndësia e Programit shtohet  edhe  më shumë. Arritjet e Tribunalit janë të shumta dhe kjo është arsyeja  që ne duhet të mundësojmë prani më të madhe në rajon nëpërmjet një fushate  informuese  dhe  debateve të shëndetshme, në rast se dëshirojmë që pas përfundimit të mandatit të lemë një trashëgimi pozitive.”

Programi  për  Komunikim  dhe Ndërgjegjësim u krijua në vitin 1999 me qëllim  përmirësimin  e  njohjes  dhe  kuptimit  të punës së Tribunalit dhe rëndësisë  së  tij  për  ish-Jugosllavinë. Si program i parë i këtij lloji, Tribunali  ofroi  një  shembull  për  tribunalë  të  tjerë  penalë që do të krijojnë programe të ngjashme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)