16 Maj 2024

BE mbështet KFOR-in që marrëveshja të zbatohet

Bruksel, 9 gusht - Bashkimi Evropian është i kënaqur me marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës, KFOR-it dhe Beogradit, për qetësimin e përkohshëm të krizës në Kosovë.
 
Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë gjithçka që të qetësohet situata e tensionuar dhe që, pos tjerash, të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës.

”Qëndrimi i BE-së është që përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit t`u kthehen bisedimeve nga mesi i shtatorit, me shërbimet e qëllimit të mirë të BE-së, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, ka thënë Mann.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)