24 Prill 2024

BE kthen 500 pyetje mbrapsht për Shqipërinë

Tiranë, 18 maj - Rreth 500 pyetje nga plotësimi i pyetësorit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, janë kthyer mbrapsht për sqarime të mëtejshme.

Kjo do të thotë se tashmë Komisioni ka nisur shqyrtimin e pyetjeve, çka është pozitive për Shqipërinë. Ministria e Ekonomisë, do të japë sqarime për 100 pyetje, ndërsa Ministria e Brendshme,me plot 70 pyetje.

Gjithashtu, edhe Ministria e Bujqësisë dhe ministri të tjera do t’iu duhet të japin përgjigje shtesë për 2284 pyetje gjithsej që ka pyetësori. Megjithatë, kjo është një taktikë e njohur e Brukselit për të marrë më shumë informacione mbi përmbushjen e kritereve për statusin e vendit kandidat.

Që nga fillimi i shqyrtimin të pyetësorit dhe deri në përmbyllje të tij, përgjithësisht duhet një afat prej 18 muajsh, çka do të thotë se vendi ynë mund të marrë statusin e vendit kandidat vitin e ardhshëm. Kryeministri Sali Berisha, dorëzoi librin e përgjigjeve të pyetësorit më 14 Prill të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)