02 Maj 2024

BE e gatshme për të mbështetur reformat për integrime evropiane

Prishtinë, 18 shkurt - Stefano Sannino, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë. 

Diskutimet që i ka pasur me përfaqësuesit e qeverisë, liderët politik, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit ndërkombëtar ishin të përqendruara në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. 

Ai inkurajoi liderët politik dhe qeverinë e re që ta përfshijë agjendën e reformave evropiane si prioritet më të lartë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
"Ne mirëpresim punën me qeverinë e Kosovës në realizimin e ambicieve evropiane të Kosovës. Agjenda e BE-së është një agjendë e reformave të thukëta. Sipas përvojës tonë edhe pse këto reforma janë të vështira, ato sjellin stabilitet dhe prosperitet”, ka thënë z. Sannino. 

Ai pastaj theksoi se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar të ndihmoj procesin e përkrahjes të Kosovës përmes asistencës substanciale financiare, si dhe përmes dhënies së ekspertizës në dispozicion për të ndihmuar qeverinë e ardhshme.

Sannino gjithashtu ka përkujtuar se prioritetet kyçe të ciklit të vazhdueshëm të takimeve të Dialogut të Procesit të Stablizim-Asocijimit duhet të jenë si udhëzues për përpjekjet e qeverisë në reforma. 

Rezultati i diskutimeve dhe zhvillimeve të politikave do të reflektohen në Raportin e Progresit 2011 të Komisionit. 

Në fakt, mbeten vetëm 6 muaj kohë për të treguar rezultate. Sannino theksoi se implementimi është çelësi dhe se Komisioni Evropian do të rrisë përqendrimin në implementimin efektiv të politikave dhe legjislacionit.

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicë, Sannino theksoi përkushtimin e Komisionit Evropian për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu Kosovën veriore. 

Kjo nënkupton ndërtimin e infrastrukturës së re, krijimin e vendeve të punës, mbështetje për shoqërinë civile dhe informimi në lidhje me BE-në. 

Sannino gjithashtu deklaroi se Zyra ndërlidhëse e KE-së brenda një kohe të shkurtër do të dërgojë dy punëtorë të ri të përhershëm në Shtëpinë e BE-së.

Sannino poashtu theksoi se Bashkimi Evropian pret angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ardhshëm në mënyrë pragmatike dhe me frymë bashkëpunuese.

Stefano Sannino është emëruar si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i DP për Zgjerim në nëntor të vitit 2010.  Kjo ishte vizita e parë e tij në Kosovë në këtë kapacitet mirëpo ai gjatë njëzet viteve të fundit ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)