28 Prill 2024

Barroso: Kosova nuk është kusht për anëtarësimin në BE

Beograd, 20 maj - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Beograd se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ka shtuar se qeveria serbe duhet të zgjidhë problemet me Kosovën.

“Unë besoj se është e mundur të gjendet një zgjidhje pragmatike”, ka thënë Barroso ndërsa ka shtuar se problemet me Kosovën, ekzistojnë dhe se ato duhet zgjidhur.

“Serbia është duke lënë mbrapa ngjarjet e rënda nga e kaluara dhe ne e përshëndesim këtë guxim. Ndërkaq për Kosovën duhet të gjejmë zgjidhje” ka shtuar kreu i Komisionit Evropian Brroso, i cili sot viziton Kosovën.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)