28 Mars 2024

Barack Obama dhe Hillary Clinton urojnë shqiptarët

Washington, 27 nëntor - Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ka uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ajo i ka cilësuar si miqësore dhe me interesa të përbashkëta.

Clinton ka thënë se Shqipëria ka dhënë ndihmesë për paqen në Ballkan dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në rajon. Ditën e djeshme, presidenti Obama i dërgoi një telegram urimi presidentit Topi për festën e 28 nëntorit.

Zonja Hillary Clinton vlerëson se heqja e vizave për Shqipërinë është “një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi jonë drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik” dhe thekson se “mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.”

Duke shprehur optimizmin “vazhdueshmërinë e partneritetit me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globale" zonja Klinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit Shqiptar me urimin

"I uroj të gjithë popullit shqiptar festime të mbara dhe të gëzueshme të Ditës së Pavarësisë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)