15 Maj 2025

Ban Ki Moon: Situata në veri ndikon në dialogun Kosovë-Serbi

New York, 2 shkurt - Në raportin e 3-mujor në Kosovë, i cili do t`i dërgohet Këshillit të Sigurimit për shqyrtim në mbledhjen e 8 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është shprehur situata e rëndë në veri të Kosovës ndikon në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit.  

Në këtë raport Ban ka vlerësuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e marrëveshjeve, por edhe shqetësimet për shkak të progresit të ngadaltë në kthimin e të zhvendosurve dhe fatin e të pagjeturve.

“Shpresoj se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të forcojnë mesazhet e UNMIK-ut se është koha për guxim dhe pragmatizmin e nevojshëm për arritjen e paqes së përhershme dhe stabilitetit”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Gjithashtu, theksohet se mbetet e paqartë nëse referendumi për pranimin e institucioneve në veri të Kosovës do të mbahet. 

"Pjesërisht si pasojë e qëndrimit dhe veprimeve të Prishtinës, serbëve të Kosovës dhe Beogradit, situata në veri të Kosovës ende është e tensionuar dhe potencialisht jo e stabilizuar, duke ndikuar shumë në diskutimet e tanishme politike."

"Kjo, gjithashtu reflekton në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së si dhe bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit”, vlerësoi Ban Ki Moon.
 
Ai rikujtoi se qeveria serbe kundërshton hapur mbajtjen e referendumit të cilin e konsideron se është i panevojshëm dhe jashtë obligimeve kushtetuese të pushtetit lokal, si dhe disa serbë në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës.

Në këtë aspekt përkujtohet që Këshilli Evropian më 9 dhjetor ka vendosur të shtyjë vendimin për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë për anëtarësim në BE për mars të vitit 2012, por disa vende këtë e kanë ndërlidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ban Ki Moon, në raportin që mbulon periudhën nga 16 tetori 2011 deri më 15 janar 2012, ka përshëndetur edhe deklaratat e liderëve në Prishtinë për nevojën e vendosjes së komunikimit më të mirë me përfaqësuesit serbë në veri dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)