02 Prill 2023

Ban Ki Moon: Serbia dhe Kosova të nisin dialogun

New York, 22 shtator - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka theksuar se është shumë e rëndësishme nisja e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008".

Gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në këtë drejtim, Ban Ki Moon e ka paraqitur në takimet me tre udhëheqësit në samitin mbi synimet e Mileniumit në Nju Jork" thuhet në deklaratën e publikuar nga OKB.


Sipas tij Serbia dhe Kosova duhet të përfshihen në dialog për pavarësinë e kësaj të fundit.

Ban Ki-Moon ka biseduar për Kosovën me presidentin serb Boris Tadiç, presidentin e Sllovenisë Danillo Tyrk, dhe ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, thuhet në komunikatën e OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)