20 Prill 2024

Asamblisti Afrim Kabashi dhe biznesmeni Megzon Hoti vizitojnë Qendrën Kulturore në Bursa

Bursa, 15 shkurt - Asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, i cili njëherit është edhe kryetar i degës Nisma Socialdemokrate në Skenderaj , Afrim Kabashi, së bashku me biznesmenin e mirënjohur nga Skenderaj, Megzon Hoti, kanë vizituar Qendrën Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, ku janë pritur nga stafi i kësaj qendre, Recep Gündüz.

Kabashi ka thënë së gjatë vizitës kanë hasur në një mikëpritje vëllazërore në Qendrën Kulturore te Kosovës në Bursa nga Kordinatori i qendrës Recep Gunduz me bashkëpuntorë.

"Mundësi e mirë e bashkëpunimit të bizneseve në sektorin e prodhimtaris dhe tregtisë si dhe bashkëpunimin në fushën e kultures!", ka theksuar Kabashi.

Kabashi dhe Hoti nder të tjerash kanë folur rreth bashkëpunimit mes bizneseve nga Skenderaj dhe atyre në Bursa si dhe projekteve tjera të përbashkëta në fushën e kulturës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)