16 Maj 2024

„Street Parade“ mbushi plot Cyrihun

Cyrih, 14 gusht - Me moton: \"Dashuri, liri, tolerancë dhe respekt\", kanë festuar të shtunën, qindra e mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës, në parakalimin tradicional nëpër rrugët rreth liqenit të Cyrihut, të njëzetin me radhë, të quajtur „Street Parade“.


Ndryshe nga dy vitet e fundit, pjëmarrësit e këtij aktivitet që sivjet është jubilar, kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës së DJ-ve më të njohur nëpër një mot me diell.


Organizatorët thanë se kanë mbledhur rreth 900 mijë njerëz. Vitin e kaluar ka pasur rreth 650 mijë për shkak motit me shi.


SBB kishte lëshuar 105 trena shtesë për pritjen e vizitorëve të kësaj ngjarje të Cyrihit.

Ky aktivitet në Zvicër daton që nga viti1992. Themeluesit e „Street Parade“ janë Marek Krynski dhe Dr Motte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)