27 Prill 2024

Hoteli i parë në rajon që certifikohet për Qëndrueshmëri është në Kosovë

Prishtinë, 29 qershor - Hoteli i parë në Kosovë dhe rajon që është certifikuar nga organizata ndërkombëtare Travelife për angazhimin e tij ndaj praktikave të qëndrueshme dhe mbrojtjes së mjedisit është hoteli City Inn në Prishtinë.

Certifikimi nga Travelife është një provë e rëndësishme e përkushtimit të City Inn për të reduktuar impaktin e tij mbi mjedisin dhe për të promovuar praktikat e qëndrueshme në industrinë e turizmit. Me këtë certifikatë, City Inn vërteton angazhimin e tij ndaj kujdesit të mjedisit, angazhimin ndaj komunitetit dhe praktikave të drejta të punës.

 “Jemi shumë krenarë që angazhimi jonë në qëndrueshmëri tashmë është edhe i vlerësuar ndërkombëtarsisht me certifikimin nga Travelife, duke u bërë hoteli i parë në Kosovë dhe rajon që ka marrë këtë certifikim”, shprehen përfaqësuesit e City Inn.

"Ne jemi të përkushtuar që të jemi pjesë e ndryshimit pozitiv në mënyrë aktive, dhe kjo certifikatë tregon se jemi në rrugën e duhur. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar në zbatimin e praktikave të qëndrueshme në të ardhmen."

Certifikimi nga Travelife është bërë pas një inspektimi të thellë të politikave dhe praktikave të qëndrueshme të hotelit City Inn, përfshirë menaxhimin e energjisë dhe ujit, menaxhimin e mbeturinave, angazhimin ndaj komunitetit dhe zbatimin e praktikave të drejta të punës dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.

 Hotel City Inn vazhdon të kërkojë mënyra për të rritur përkushtimin e tij ndaj praktikave të qëndrueshme dhe angazhimit ndaj komunitetit, duke shpresuar që të sjellë ndryshime të rëndësishme në industrinë e turizmit dhe të mbrojë mjedisin tonë të përbashkët.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)