Rafael "të ndahet" nga Di Caprio
Telaviv, 13 mars - Një grup nacionalist izraelit ka urdhëruar Bar Refaelin të shkelmojë të dashurin e saj Leonardo DiCaprio, ashtu që ajo të mund të martohet me një burrë çifut.
Supermodelja, e cila është në lidhje me yllin e filmit "Titanic" që nga viti 2005, është detyruar t'i mohojë thashethemet se ajo është fejuar me DiCaprio më herët gjatë këtij muaji, pasi u pa duke mbajtur unazë në gishtin e martesës.
"Gjyshi dhe gjyshja juaj nuk kanë ëndërruar që një ditë pasardhësit e tyre do t'i largojnë gjeneratat e ardhshme të familjes nga njerëzit çifut. Asimilimi gjithmonë ka qenë armiku i popullit tonë", ka thënë Baruch Marzel në emër të organizatës Lehava.
Organizata çifute nuk ka asgjë kundër 'Mr DiCaprio' për të cilin ata nuk dyshojnë se është një aktor i talentuar, por e kanë porositur modelen, "Mendo me arsye, shiko para dhe prapa, dhe jo vetëm në të tashmen. Mos u marto me Leonardo DiCaprio, mos i dëmto gjeneratat e ardhshme.