01 Nëntor 2024

Megan Fox: Nuk jam femra për një natë

SHBA, 9 mars - Aktorja hollivudiane Megan Fox që ka marrë edhe një famë të madhe si sex-simbol falë bukurisë së saj, rrefen një prej sekreteve të jetes intime.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, shprehet së gjatë gjithë jetes ka shkuar në shtrat vetëm me dy meshkuj, të dashurin e fëmijerisë dhe bashkëshortin aktual Austin Green.

“Nuk mund të bej seks pa dashuri. Kur e mendoj me duket e tmerrshme. Nuk jam femra e duhur për një natë. Jam e lidhur shumë me djalin e bashkëshortit. E kam parë të rritet që kur ishte tre vjec dhe ai tani është pjesë e jetes time. Ndihem përgjegjëse për të dhe kërkoj të jem gjithmonë e pranishme”, thekson aktorja.

Por pavarësisht impenjimit në familje, Fox duket se ka shumë pak kohë për të rritur vogelushin sepse kohet e fundit ajo ka realizuar disa filma të suksesshem si, \"Transformers\", \"Passion Play\", \"Jonah Hex\" dhe \"The Crossing\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)