Mariah Carey e ka kompleks fytyrën
SHBA, 1 Mars - Mariah Carey thotë se ajo e ka kompleks fytyrën e saj që nga mosha 19-vjeçare. 40-vjeçarja thotë se ajo gjithmonë ka qenë e shqetësuar për pamjen pasi dikush nga kompania e saj incizuese ia kishte potencuar pikat e dobëta dhe ato të mira.
"Mbaj mend kur kam filluar dhe kam qenë në një kompani incizuese në moshën 19-vjeçare dhe dikush më tha, 'Kjo është ana jote e mirë dhe kjo është e keqe. Mos lejo që dikush të të fotografojë në këtë anë. Dukesh e tmerrshme'. Dhe kështu, krijova këtë kompleks, sikur të mos kisha pasur kurrë kompleks", ka thënë Carey.