Madonna do lancoj linjë mode
SHBA, 12 mars - Madonna është duke lancuar një linjë mode së bashku me menaxherin e saj, Guy Oseary.
Këngëtarja 51-vjeçare është në krijim e sipër të një koleksioni të rrobave me emrin MG Icon, ndërsa përveç menaxherit të saj, në bashkëpunim është edhe kompania Iconix.
\"Bashkimi i forcave me Iconix për të sjellë idetë e mia te konsumatorët është shumë emocionues për mua.
Dëshiroj të punoj me Neil Cole nga Iconix dhe grupin e tij që të krijoj dhe përkthej vizonin dhe idetë e mia për MG Icon\", ka thënë Madonna.