Bill: Angelina Jolie është një psikopate
Hollywood, 2 prill - Ndërkohë që cifti mëse i famshëm Brad Pitt & Angelina Jolie, gjenden bashkë me fëmijët në Venecia, pasi aktorja po xhiron filmin e saj më të ri The Tourist, nga ana tjetër vazhdojnë thashethemet.
Së fundmi ka dalë publikisht me një deklaratë jo fort të këndshme ish-truproja i familjes i quajtur Bill, i cili ka thënë se Angelina Jolie është një psikopate.
Ky nuk është rasti i parë që karakteri i cilësuar si i vështirë i aktores bukuroshe, bëhet qëndra e thashethemeve dhe vihet në dyshim nga e gjithë bota.
Ajo ka një personalitet publik dhe një tjetër privat. Për mendimin tim, Angelina e vërtetë është egocentrike dhe maniake e kontrollit. Nuk është aspak e durueshme. Si bën gjërat se është e mirë dhe sepse ndjek zemrën. Është plotësisht psikopate, aq sa bërtet e bërtet, dhe më pas largohet, ka thënë Bill.
Ai madje ka shtuar se Angie sillet keq edhe me familjen, sidomos me Brad, të cilit i kërkon llogari dhe i bërtet vend e pa vend.