28 Mars 2024

Priping dhe FPPK nikoqirë të turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”

Prishtinë, 11 maj - Federata e Pingpongut të Kosovës dhe Klubi i Pingpongut Priping do të organizojnë turneun ndërkombëtarë të pingpongut “Prishtina Open 2023” i cili do të mbahet me datë 17 dhe 18 Qershor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Turneu i cili po organizohet në kuadër të aktiviteteve të Ditës se Çlirimit të Prishtinës dhe deri tani ka tërhequr vëmendjen e shumë lojtarëve të huaj si nga rajoni ashtu edhe nga shtetet e Evropës.

Iniciatori i turneut z.Kastriot Orana, njëherësh kryetar i kpp Priping është shprehur se ka interesim të madh të pjesëmarrjes në këtë turne sidomos nga vendet e Ballkanit perëndimor.

“Deri më tani na kanë kontaktuar shumë klube dhe lojtarë të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe nga shtetet fqinje dhe pritet të jetë një turne me shumë pjesëmarrës në kategori të ndryshme. Turneu do të mbahet për Junior U19, Senior dhe Veteran për të dyja gjinitë, kështu që presim të kemi ndeshje atraktive gjatë këtij turneu ndërkombëtar që do të mbahet në Prishtinë” është shpehur Orana.

Nga Federata e Pingpongut të Kosovës janë deklaruar se federata i mirëpret dhe i përkrah iniciativa të tilla nga klubet kosovare, sidomos aktivitete ndërkombëtare duke pas parasysh që organizimet e tilla në qendrat tona të pingpongut ndikojnë në promovimin e kulturës tonë, promovimin e sportit vendor në arenën ndërkombëtare dhe masivizim të sportit.

“Federata e Pingpongut e Kosovës gjithnjë është e gatshme për bashkëpunim me klubet e pingpongut për organizimin e turneve ndërkombëtarë në vendin tonë duke pas parasysh që këto ngjarje ndikojnë në promovimin e vlerave tona, në promovimin e sportit të pingpongut dhe në masivizimin e tij. Ne i bëjmë thirrje klubeve dhe lojtarëve tanë që të shfrytëzojnë rastin e pjesëmarrjes në këto turne ndërkombëtare meqë ndikojnë në eksperience dhe ngritjen e cilësisë se lojtarëve tanë” tha Kryetari Jeton Beqiri

Turneu premton të sjellë së bashku disa nga lojtarët më të mirë të pingpongut dhe për dy ditë të turneut pritet të këtë shumë ndeshje emocionuese dhe një shans për lojtarët e rinj të ballafaqohen me lojtarë të nivelit të lartë.

Të shtunën, me 17 qershor turneu do të jetë për Junior dhe Veteranë, ndërsa të dielën me 18 qershor do të garojnë Seniorët.

Për ata që dalin fitimtarë të turneut organizatori ka ndarë një çmimi prej 5200 euro! Prandaj, mos e humbni shansin për të garuar për këtë çmim të mrekullueshëm.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij evenimenti ndërkombëtar, afati i regjistrimit është deri më 26 maj 2023. Për regjistrim vizitoni faqen e klubit Priping.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)