27 Prill 2024

KEDS realizoi më shumë se 55 mijë kontrolle për keqpërdorime të energjisë elektrike

Prishtinë, 4 shtator - Keqpërdorimi ose vjedhja e energjisë elektrike vazhdon të mbetet një fenomen i shëmtuar në shoqërinë tonë. Edhe pse falë investimeve qindra milionëshe në rrjet dhe luftës së pa kompromis të KEDS-it për luftimin e keqpërdorimit të energjisë elektrike, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm përgjatë periudhës janar-gusht 2023, KEDS ka realizuar më shumë se 55,000 kontrolle për të evidentuar keqpërdorimet/vjedhjet e energjisë elektrike, prej të cilave afër 4,500 raste janë identifikuar si keqpërdorime.

KEDS ka shtuar prezencën e ekipeve të kontrollit në terren me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet, duke realizuar kontrolle në baza ditore në tërë territorin e Kosovës.

Këto kontrolle-të domosdoshme për identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, janë dëshmi se keqpërdorimet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në periudhën janar-gusht 2023, Zyra Ligjore e KEDS ka dorëzuar afër 1,500 kallëzime penale në gjykatat kompetente të Kosovës.

KEDS mbetet i përkushtuar që të vazhdojë luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike, dhe i siguron ata se posedon mjete të sofistikuara për identifikimin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)