19 Prill 2024

Legjendat botërore në Hardh Fest 2023

Rahovec, 29 maj - Përjetoni aventurën më unike në festivalin më të vizituar Hardh Fest, me performancë mahnitëse nga yjet e rokut botëror Dire Straits Legacy, duke festuar muzikën e Dire Straits!

Legjendat e rokut britanik, Dire Straits kanë shitur mbi 120 milionë albume në mbarë botën.

Sot Dire Straits Legacy rikthejnë muzikën e tyre ikonike, të realizuar nga muzikantë që incizuan dhe bënë turne me Dire Straits, mbi 30 vite më parë.

Festivali tradicionalisht mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me përkrahjen e Komunës së Rahovecit, Ministrisë për Kulturë ,Rini dhe Sport dhe partneri StoneCastle , Sponsori Gjeneral: BpB dhe Sponsorëve tjerë.  

Lansohu në zemrën e rrushit Hardh Fest!

Dhe kjo nuk është e gjitha, surpriza të tjera ju vijnë së shpejti !

Hardh Fest ju bënë ëndrrën realitet me 1,2 dhe 3 Shtator me moto “Prek n’Rrush, shijo n'ven” në Rahovec.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)