19 Mars 2024

Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

Prishtinë, 27 mars - Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët.

Në hulumtim Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar me 28.75 për qind, e përcjellur nga Gjermania me 21.5 për qind dhe Suedia nga 4.82 për qind.

Një pjesë e madhe e përdoruesëve 54.77 për qind kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.
 
Çuditërisht sipas dua.com Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit - në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime - për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës.

Isabelle Moret - presidentja e Këshillit Kombëtar në Zvicër - ka shprehur në një deklaratë për shtyp se: ‘’Zvicra ka një diasporë nga 180 deri 250 mijë kosovarë”.

Kjo reflektoi edhe në rezultatet të cilat rankuan shtetin e Zvicrës si preferencën e parë duke treguar kështu lidhjen e ngushtë të kosovarëve me Zvicrën.

Përpos kësaj, nuk munguan në listë dhe shtetet si: Gjermania, Suedia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Norvegjia dhe Belgjika.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës.

Duke komentuar mbi rezultatet, Eduard Luta - zëdhënësi i dua.com - ka thënë se ky hulumtim ofron njohuri të vlershme mbi preferencat e kosovarëve për vendet e preferuara për t’u vizituar pas liberalizimit te vizave.

"Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura dhe të analizuara do të jenë të dobishme dhe për njerëzit që ende nuk kanë vendosur se cilat vende duan të vizitojnë prej vitit 2024 e tutje.’’

Kujtojmë se më 18 Prill do të votohet në Kuvendin Evropian liberalizimi i vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në 26 vendet e zonës

Shengen që nga 1 janari i 2024-s. Sipas këtyre të dhënave, mund të parashikohet se ku do të udhëtojnë shumica e të rinjve të Kosovës pas liberalizimit të vizave, gjë që mund të shkaktojë një valë tjetër migrimi drejt vendeve të Evropës Qendrore, pasi afiniteti vjen edhe nga të afërmit që kanë.

Hulumtimi ka përfshirë në total 163,629 përdorues kosovarë të aplikacionit dua.com duke analizuar kështu përdorimin e opsionit të fluturimit nga ata.

Në këtë hulumtim janë analizuar 183 shtete, në të cilat janë perfshirë 3,141 qytete që janë vizituar jashtë Kosovës. Nga kjo janë identifikuar top 10 vendet më të preferuara nga kosovarët.

Është e rëndësishme të theksohet që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë përfshirë me qëllim në renditjen e top 10-shes - për arsye se këto vende mund të vizitohen edhe pa viza nga kosovarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)