31 Mars 2023

USAID ndihmon hotelierët shqiptarë

Tiranë, 21 shtator - Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID, po mbështet në Shqipëri shoqatën shqiptare të turizmit në veprimtaritë për të zhvilluar hotelerinë bashkëkohore.

Në këto takime po diskutohen sfidat aktuale dhe nevojat me të cilat përballen operatorët turistik Shqiptar si dhe prezantimi i koncepteve bazë për një menaxhim sa më efektiv të një biznesi turizmi.

Përfaqësuesja e shoqatës shqiptare të turizmit, Matilda Naço, thotë se \"projekti i USAID-it në bashkëpunim me BERZH-in, po ngrejnë një sistemi vlerësimi për cilësinë e hoteleve “Authentic Albania”, dhe po i nxit ato të plotësojnë standarte të larta shërbimi\".

Ndërsa shefi i projektit të USAID-it, “Rritje Albania”, Viktor Lubojeski, thotë se hotelet shqiptare është e nevojshme që të vizitohen si kudo në botë; të mund të merret cdo informacion dhe të prenotohet përmes internetit.

\"Shqipëria ka teërhequr tani një interesim gjithnjë e më të madh, dhe në fakt po vijnë këtu një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh të huaj. Kuptohet që secili prej tyre prêt dhe kërkon që këtu të gjejë standdarte sa më të larta shërbimi. Kjo është një kërkesë e thjeshtë, nëse duam që turistët të vijnë përsëri. Duhet një përmirësim i vazhdueshëm i prodhimit dhe shërbimeve që ofrohen në mënyrë që ata të kthehen përsëri\" - tha ai.

Projekti i USAID-it “Rritje Albania” po mbështet ndërmarrjet shqiptare të jenë më konkurruese në treg, të rrisin shitjet dhe të hapin vende të reja pune.

Projekti synon ta realizojë këtë nëpërmjet zgjerimit të tregut, rritjes së investimeve, dhe përmirësimit të cilësisë së fuqisë punëtore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)