24 Mars 2023

Tregu turistik shqiptar pritet të përfitojë më shumë këtë vit

Tiranë, 21 qershor - Tregu turistik shqiptar mund të përfitojë më shumë këtë vit, në kushtet e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet e zhvilluara dhe që mbartet si rrathët koncentrike në gjithë vendet e tjera, ku tregu turistik ndërkombëtar është shumë fleksibël ndaj eksplorimit të destinacioneve "të lira e të mira".

Operatorët turistikë shqiptarë mendojnë se ky shans është ideal për tregun turistik shqiptar, pasi është destinacion i afërt me tregun turistik të vendeve Perëndimore dhe jo aq i largët si Karaibet, Maldivet, apo edhe Mesdheu Jugor.
     
Por, sipas kreut të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, ky shans mund të kapet vetëm duke bashkërenduar promovimin turistik të vendit në mënyra më agresive e më të larmishme.
     
Ajo që duhet bërë, thotë Malaj, "është prezenca me të gjitha mënyrat në këtë treg, duke ekspozuar potencialet e kryesisht përparësitë e plazheve shqiptare, ecurinë e lavdërueshme në infrastrukturën rrugore që të çon në destinacionet turistike të vendit, ngritjen e strukturave hoteliere në të gjithë gjatësinë e bregdetit shqiptar të niveleve të mira e të lira".
     
Për të, një rol do të luante edhe qetësimi i situatës politike në vend, e cila do të krijonte një siguri për turistët e huaj.
     
"Shqipëria mund të konkurrojë në tregun turistik rajonal për vitin 2010, në turizmin e rërës dhe detit për kategoritë ekonomike të turistëve të huaj, duke kombinuar e ndërhyrë secili nga organet ekzekutive, ato vendore me komunitetin e biznesit, duke bërë secili "detyrat e shtëpisë", mendon Sadik Malaj.  
     
Konkretisht, shprehet ai, plazhi Durrës-Golem është një unitet turistik dhe kapaciteti më i madh akomodues në Shqipëri.
     
"Pavarësisht se ky potencial turistik gjykohet se është pa studime urbanistike, të gjitha kategoritë turistike të vendeve të Evropës Qendrore (Polonia, Sllovakia, Hungaria), vendeve të Evropës Lindore (Rusia, Ukraina, Bjellorusia) dhe vendeve Rajonale (Bosnja, Maqedonia, Kosova ) në 80 % të kërkesave të tyre duan t'i bëjnë pushimet verore në këtë plazh. Përparësitë e këtij plazhi janë afërsia me dy qytetet më të mëdha shqiptare Tiranën dhe Durrësin, plazhi ranor në kilometra të tëra, çmimet përgjithësisht të lira", thekson Malaj.
     
Ai nënvizon dhe mundësinë për të qenë konkurrues në krahasim me vendet rajonale për shkak të bukurive natyrore, nivelin e çmimeve në disa zona turistike, veçanërisht në qiratë e apartamenteve, cilësitë e gatimeve, gjellët  me bazë perimet dhe ato që quhen "me lugë".

Megjithatë, Malaj pranon edhe faktin se "nuk jemi konkurrues në cilësinë e shërbimeve hoteliere, por në çmimet e hoteleve të nivelit me tre yje".
     
"Shumë konkurrues do të ishim në destinacionet turistike që lidhen me natyrën dhe trashëgiminë historike, që i kemi me bollëk, si turizmin historik, arkeologjik e kulturor, turizmin malor të ecjeve me këmbë, turizmin me biçikleta, agroturizmin, ekoturizmin, turizmin aventurë, por edhe disa specifika turistike, si turizmi për trashëgiminë komuniste, turizmi i ish-bazave ushtarake, etj", theksoi Malaj.
     
Ekspertë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve theksojnë se sfida e së ardhmes e turizmit shqiptar është të tërheqë rreth 6 milionë turistë në vit. Sipas tyre, rreth 600 milionë turistë nga e gjithë bota vizitojnë gjatë një viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida shqiptare është të bëjë të mundur tërheqjen e 1 për qind të këtyre vizitorëve në Shqipëri.
     
Me 354 kilometra plazhe, Shqipëria ka hapur dyert për turistë nga vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës. Megjithëse rajoni dhe bota kaloi një periudhë krize financiare e ekonomike, sipas të dhënave zyrtare të MTKRS-së, në vitin 2009 numri i turistëve në Shqipëri shënoi një rritje prej 34 për qind krahasuar një vit më parë, ose 456.000 turistë më shumë, duke arritur në një total vjetor prej 3 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)