26 Mars 2023

Shqipëria prezanton turizmin në Spanjë

Madrid, 9 korrik - Këto ditë, në një nga libraritë kryesore të Madridit Casa del Libro u zhvillua ceremonia e prezantimit të të parës Guidë për Shqipërinë në gjuhën spanjolle.

Ky aktivitet u organizua nga shtëpia botuese Alhenia Media në bashkëpunim me rrjetin e librarive Casa del Libro nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Madrid.

 

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit, Ministrisë së Turizmit, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Madrid, operatorë turistikë spanjollë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jeton në Madrid.  

Në fjalën e tij Ambasadori Robo përshëndeti së pari shtëpinë botuese Alhena Media për botimin e kësaj Guide.

 Ai theksoi se pas marrjes së Çmimit të Princit të Asturias për letërsinë nga ana e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, vitin e kaluar, botimi i këtij libri dhe promovimi i tij është një hap mjaft i rëndësishëm për njohjen e vendit tim, të historisë, kulturës, trashëgimnisë, arteve, ekonomisë, në mbarë opinionin publik spanjoll dhe më gjerë. Me këtë botim plotësohet një mungesë e deritanishme për informimin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm në Evropë e Mesdhe, por edhe më gjerë.

Më tej ai theksoi se  Shqipëria është një vend i hapur, ku numri i turistëve rritet nga viti në vit dhe zhvillimi i turizmit është një prioritet i Qeverisë shqiptare e cila ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit për vitet 2007-2013.

Kjo strategji përbën një kombinim të zhvillimit turistik duke promovuar vlerat kulturore, si dhe duke ruajtur vlerat natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria e cila tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është një destinacion i këndshëm për tu vizituar. Ambasadori Robo u bëri thirrje të pranishmëve që të vizitojnë Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Drejtori editorial i shtëpisë botuese Alhena Media z. Francisco Bargiela, ndër të tjera theksoi se kjo kompani ka korrur sukses shumë të madh me guidat turistike të vendeve të ndryshme dhe shprehu sigurinë e tij që pas dy vjetësh, ky libër do të ketë nevojë për ribotim, duke theksuar ndryshimet e mëdha që po përjeton Shqipëria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)