24 Mars 2023

Shqipëri, Turizmi malor, 20 për qind më shumë turistë të huaj

Tiranë, 25 tetor - Turistët e huaj që preferojnë turizmin malor kanë qenë në Shqipëri më të shumtë në numër këtë vit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjencitë turistike shqiptare, të cilat zhvillojnë turizmin në kryeqytet, raportojnë 20  për qind më shumë turistë të huaj këtë periudhë krahasuar me vitin e kaluar.

Turizmi malor shqiptar po preferohet gjithmonë e më shumë, jo vetëm nga vendasit, por edhe të huajt.

Ndërsa agjencitë në kryeqytet raportojnë se ky sektor turistik është rritur me 50% këtë vit dhe 20% janë rritur prurjet turistike të huaja.

Sipas tyre, zhvillimi i turizmit malor, promovimi nga ana e qeverisë dhe sajteve të huaja të bukurisë malore shqiptare, kanë nxitur një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj të kërkojnë paketa turistike për të vizituar Alpet tona, zonën e Voskopojës, Valbonës dhe Thethit.

\"Paketat tona turistike janë me çmime të arsyeshme edhe për turistët e huaj që kontaktojnë nëpërmjet faqeve tona të internetit\", thotë nja agjente turistike.

Një fundjavë sipas saj varion nga 60 në 90 euro për person, ku përfshihet përfshihen; udhëtimi me autobus, trageti për të përshkuar liqenin e Fierzës, hoteli për dy net me vaktin e mëngjesit.

\"Gjithashtu edhe për udhëtimin drejt Thethit në paketën 60 euro për person, përfshihen udhëtimi, fjetja në shtëpizat e bujtjes dhe ngrënia\", - shprehet një agjente turistike.

Ajo tregon se ka turistë që vijnë nga Italia, Greqia, vendet e tjera të rajonit, por ka edhe turq .Në këtë mënyrë, turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr gjithmonë e më shumë vizitorë.

\"Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor janë rritur gjatë viteve të fundit, duke shtuar të ardhurat për banorët, kështu që ata mendojnë edhe për pushime.

 Në tetë muajt e këtij viti, sipas statistikave zyrtare, Shqipëria është vizituar nga 2 milionë e 100 mijë turistë, 300 mijë më shumë se vitin e kaluar. Por, ende sot e kësaj dite nga institucionet nuk publikohen shifra për të ardhurat nga turizmi.

Ndërsa qeveria ka gati ligjin, i cili parashikon për 8 vjet taksë zero për ata që investojnë në turizmin malor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)