29 Mars 2023

Shqipëri, rritet numri i turistëve

Tiranë, 22 korrik - Numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti është mbi 1 milion, rreth 550.000 mijë prej tyre janë shtetas të huaj, ndërsa 452.000 të tjerët janë shqiptarë me rezidencë jashtë shtetit”, bën të ditur Ministria e Turizmit.

Nder shtetasit e huaj qe kane preferuar Shqipërinë, tre vendet e para i zënë ata nga Maqedonia me 21% të totalit, Kosova me 19% dhe Mali i Zi me 12%.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku gjatë periudhës së pikut të turizmit këta vizitorë përqendroheshin kryesisht në plazhet e Durrësit, këtë verë ata kanë zgjedhur në masë edhe bregdetin e Jonit.

“Sipas informacioneve që kemi nga ambasada jonë në Maqedoni, këtë vit maqedonasit preferojnë Vlorën, ndryshe nga një vit më parë me Durrësin. Turistet nga Kosova preferojnë Durrësin por kemi edhe një shtrirje në jugun e Shqipërisë”, shprehet Irena Prici, shefe e marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Turizmit.

Në bazë te statistikave të bëra te ditura nga Ministria e Turizmit, numri i vizitoreve këtë vit është shtuar me 5.2% krahasuar me një vit me parë. Për sa u përket vizitoreve të huaj, në totalin e llogaritur bëjnë pjesë edhe ata që hyjnë në vend për qëllime biznesi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)