31 Mars 2023

Ohër-Strugë, shtohet interesimi për investim në turizëm

Strugë, 16 korrik - Qytetarët e Ohrit dhe të Strugës gjithnjë e më shpesh po vendosin që të jetojnë vetëm nga turizmi, por për këtë nevojiten fonde që duhet t’i investojnë në kapacitete të mira për vendosje.

Gjatë disa muajve të fundit nëpër bankat e Ohrit është vërejtur interesi i shtuar për marrjen e kredive për rinovimin e apartamenteve ekzistuese apo për ndërtimin e apartamenteve të reja për strehim.

Një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se secili që vendos të investojë në turizëm sidomos në apartamente nuk do të gabojë.

“Unë s’besoj se nëse tërësisht i kushtoheni kësaj nuk do të përfitoni. Këtë e them nga përvoja. Prandaj duhet një qasje serioze. Nuk mund vetëm të ndërtoni, të vendosni tavolina dhe dy, tre krevatë dhe të prisni se për dy, tre vjet do të jeni shumë të pasur. Unë besoj se për tre vjet çdo lojtar serioz mund të vijë në zero, e pastaj ta ndjejë përfitimin”, deklaroi Zoran Tuntev, profesor i turizmit.

Profesori i turizmit në fakultetin e Ohrit, Naume Marinoski thotë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë krizën me të cilën po përballen hotelet dhe të investojnë në ndërtimin e apartamenteve për vendosjen e turistëve.

“Kolapsi në hoteleri duhet të kërkohet pikërisht në faktin se shumë dhoma dhe apartamente janë të pajisura shumë më mirë se nga to. Shoqëria kapitaliste është shoqëri e rrezikut dhe të gjithë rrezikojnë”, theksoi Marinoski.

Nga turizmi jetohet mirë, kështu që secili që ka marrë kredi, turizmi i jep mundësi që kredia ti kthehet shumë shpejt, thonë profesorët.

Nuk duhet të ekzistojë frika ndonëse gjysma e të aftëve për punë nga Ohri dhe Struga, të cilët ishin të punësuar në disa nga kapacitetet industriale që tani janë të mbyllura, ekzistencën në këtë moment e shikojnë vetëm në dhënien e dhomave me qera për turistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)