26 Mars 2023

Mediat ruse: Turqia vendi më i rrezikshëm për turistët

Moskë, 6 shtator - Turqia sipas mediave ruse renditet në vendin e parë midis shteteve të huaja përkatësisht numrit të vdekjeve të turistëve nga Rusia në vendpushimet e saj.

Këtë vit në Turqi gjetën vdekjen në mënyrë tragjike 6 qytetarë të Federatës Ruse.

Menjëherë pas Turqisë në këtë listë renditet Tajlanda, ku për 8 muaj gjetën vdekjen 3 persona. Vendin e tretë e zë India, ku vdiqën 2 rusë.

Për periudhën analogjike të vitit 2010 në Turqi kanë ndodhur 16 vdekje të qytetarëve rusë. Në vendin e dytë renditet Tajlanda (4 persona), kurse në të tretin Ukraina (2 veta).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)