24 Mars 2023

Fushata turistike „Kroacia ka 1.244 ishuj“ zemëroi serbët

Beograd, 8 qershor - Opinioni serb është shqetësuar për shkak të fushatës turistike kroate e cila thote se „Kroacia ka 1.244 ishuj“. Numri i përmendur është po ashtu numri i rezolutës së KB-ve për Kosovën, dhe kjo informatë te serbët shkaktoi revoltë dhe provokim.

„Bëhet fjalë për një fushatë me të cilën Kroacia reklamohet në Evropë si vend me shumë ishuj, ndërsa pa menduar për „specificitetin e tregut“ është zbatuar edhe në Serbi. Dyshimin se megjithatë bëhet fjalë për provokim, e zgjon edhe fakti se informata të ndryshme flasin për numër të ndryshëm të ishujve. Sipas disa burimeve, Kroacia ka 1.185, ndërsa sipas disa të tjerave 1.246“, shkruan gazeta serbe Pres.

Në Ministrinë kroate të Turizmit sqaruan se deri te hutia ka ardhë meqë në hulumtimin e vitit 1997 ka 1.185 ishuj. Sipas hulumtimit gjatë disa viteve të fundit janë regjistruar 1.246 ishuj, mdërsa të dhënat më të reja të Institutit hidrografik kroat tregojnë se Kroacia ka 1.244 ishuj.

Qeveria korate demantoi se numri 1.244 ka çfarëdo implikimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)