29 Mars 2023

Financial Times: Shqipëria, destinacioni turistik i 2011

New York, 13 janar - Pas CNN, është prestigjozja Financial Times e cila e rendit Shqipërinë si një ndër destinacionet e rekomanduara për vitin 2011.

\"Ndonëse europianët kanë zgjedhur të kursejnë, ajo që ofrohet në Shqipëri, është një përzierje e këndshme e argëtimit, qetësisë, burimeve të mrekullueshme natyrore për të cilën ia vlen barra qeranë ta vizitosh\", thuhet në artikullin e Financial Times.

\"Pushimet në këtë vend thotë gazeta janë të përballueshme. Është një vend i qetë, me një panoramë mbreslënëse të bregdetit. Turistët aventurierë, edhe ata kanë ç\'të gjejnë në Shqipëri. Bjeshkët e Namuna në veri të vendit ofrojnë atë që çdo aventurier që ka shëtitur botën duhet të shohë patjetër; Pyjet e mrekullueshme, kafshët e rralla dhe fshatrat e pasur në folklore\", shkruan FT.

Pak kohë më parë i njëjti rekomandim është dhënë edhe nga rrjeti televiziv amerikan CNN. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)